Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i ofron kontratë të re Ramosit

Klubi madrilen dëshiron ta shpërblejë kapitenin e saj me zgjatje të kontratës.

Një lider në fushë dhe jashtë saj. Serigo Ramos është i pazëvendësueshëm në skuadrën e Real Madridit dhe për këtë arsye klubi mbretëror dëshiron që ta mbajë atë edhe më gjatë në ekip.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Marca, krerët e klubit i kanë ofruar mbrojtësit zgjatje të kontratës për një vit shtesë. 31-vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2020 por ata duan që ai të qëndrojë të paktën deri më 2021.

E gjithë kjo vjen si shpërblim për Ramosin i cili me paraqitjet e tij në vitet e fundit ka treguar që është një prej më të mirëve në botë në rolin e mbrojtësit, transmeton kp.

Edhe Ramos është i gëzuar për këtë ofertë të Realit dhe nuk do të hezitojë fare për ta nënshkruar kontratën e re.

Artikuj të ngjashëm