Real Madridi dhe Sergio Ramos janë afër që ta nënshkruajnë kontratën e re. Megjithatë, qendërmbrojtësi spanjoll ka kërkuar që të jetë edhe dy vjet pjesë e madrilenëve, ndërsa skuadra kryeqytetase është gati t’i ofrojë kapitenit vetëm edhe 12 muaj tjerë.
34-vjeçari është në vitin e fundit me kontratë me ekipin më të suksesshëm evropian, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u transferua te Real Madridi në vitin 2005, nga skuadra e Sevillas.
Ramos është pjesë e rëndësishme e Real Madridit. Klubi i ka humbur shtatë nga tetë duelet e fundit në Ligën e Kampionëve kur ai nuk ishte pjesë e formacionit.
Qendërmbrojtësi madrilen është vetëm një gol për ta arritur shifrën e 100 shënimeve për “mbretërit” në të gjitha garat.