Real Madridi ka reaguar pas njoftimit se portieri i Portos, Iker Casillas, ka pësuar sulm në zemër.
Ish-klubi i spanjollit i ka uruar atij shëndet duke i ofruar përkrahje ish-kapitenit.
“Iker Casillas na ka mësuar se si t’i tejkalojmë sfidat më të jashtëzakonshme përgjatë karrierës së tij profesionale, duke dhënë shumë për sukseset e klubit tonë. Ai na ka treguar se dorëzimi nuk ka vend në jetë dhe e ka demonstruar vazhdimisht se të qenit i fortë gjatë sfidave të vështira është e vetmja rrugë për triumf”, ka shkruar Reali.