Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është më mirë pas sulmit në zemër në mëngjesin e së mërkurës, ka konfirmuar klubi i tij Porto.
Spanjolli ishte dërguar në spital menjëherë pasi përjetoi sulm, para se klubi të konfirmonte se problemet në zemër ishin zgjidhur.
“Gjithçka nën kontroll këtu, frikë e madhe, por forca nuk u prek”, ka shkruar vetë Casillas në rrjete sociale teksa ka falënderuar të gjithë për mesazhet.
Portieri legjendar që pati 167 paraqitje për Spanjën, e që mbush 38 vjet këtë muaj, nënshkroi kontratë të re me klubin në mars.
Ai është pjesë e Portos që nga viti 2015.