Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i bashkohet garës për De Ligtin

Real Madridi është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij përderisa nuk ka fshehur dëshirën për të luajtur në La Liga dhe Premierligë, transmeton KTV.

Sipas medieve spanjolle drejtuesit e klubit madrilen janë duke e përcjellë situatën e lojtarit që po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Manchester United.

De Ligt do të largohet gjatë kësaj vere nga Ajaxi, që po kërkon rreth 100 milionë euro për lojtarin.