Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi e rivalizon Barcelonën për De Ligtin

Real Madridi pritet të rivalizojë Barcelonën për transferimin e qendërmbrojtësit holandez Matthijs de Ligt, raporton gazeta “Sport” të dielën.

De Ligt është po ashtu duke u kërkuar nga Barcelona dhe po pritet të largohet në afatin kalimtar të verës, transmeton “Koha Ditore”.

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për De Ligtin dhe e sheh atë zëvendësim të mundshëm për Raphael Varanen.

Po ashtu për De Ligtin po interesohet edhe Paris Saint-Germaini dhe Bayern Muencheni.