Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali heq dorë nga Pogba

Foto: Reuters

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk po konsideron mundësinë për të vazhduar bisedimet me Manchester United për mesfushorin Paul Pogba.

Pavarësisht që Pogba kërkohet nga Zinedine Zidane, Perez ka refuzuar të paguajë një shumë të madhe parash për francezin.

Sipas mediave angleze United nuk dëshiron ta shesë lojtarin nëse nuk paguhet prej 170 deri në 200 milionë euro, vlerë e cila është shumë e lartë për gjigantin spanjoll.

Mirëpo, Juventusi është i gatshëm të paguajë këtë shifër për ta rikthyer francezin në Torino në vitin 2020, transmeton KosovaPress.

Sipas disa spekulimeve “Zonja e Vjetër” ka bërë gati 300 milionë për t’i shpenzuar në verën e ardhshme.