Paul Pogba mbetet synimi i Real Madridit gjatë kësaj vere.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri Zidane i ka bërë të ditur presidentit Florentino Perez, se e dëshiron mesfushorin gjatë kësaj vere, transmeton KTV.
Drejtuesit e klubit madrilen thuhet se do të përshpejtojnë bisedimet me Manchester United, për të mbyllur sa më herë këtë transferim.
“Djajtë e Kuq” po kërkojnë mbi 100 milionë euro për ta liruar lojtarin.