Sport

Reali fiton Superkupën e Spanjës

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës në futboll. Në finale, të dielën, Reali fitoi 2:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Luka Modriq shënoi gol të bukur në minutën e 38-të për rezultatin 1:0.

Ndërkohë Karim Benzema realizoi penallti në minutën e 52-të për shifrat 2:0.

Në fund Bilbao humbi penallti dhe mundësinë për të ngushtuar rezultatin.

Image

Foto: Associated Press/AP

Reali për herë të 12-të ka fituar Superkupën.

Reali në gjysmëfinale e mposhti Barcelonën, ndërsa Athletic Bilbao fitoi ndaj Atletico Madridit.

Turneu i Superkupës u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.