Real Madridi ka shënuar fitore të mundimshme përballë Elches me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
Elche befasoi Realin në minutën e 61-të përmes Dani Calvo, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.
Por Karim Benzema në minutën e 73-të barazoi rezultatin, para se i njëjti të realizonte për golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Reali është në pozitën e dytë me 57 pikë, pesë më pak se Atletico lidere që ka një ndeshje më pak. Elche ndërkohë në vendin e 17 tubon 24 pikë.
Artikuj të ngjashëm