Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali favorit për Skriniarin

Foto: Reuters

Real Madridi ka parakaluar Paris Saint-Germainin në garën për shërbimet e mbrojtësit Milan Skriniar, ka njoftuar “Marca” të martën.

Mësohet se Reali ka arritur marrëveshje në parim me Skriniarin, i cili në fillim të vitit të ardhshëm do të firmosë parakontratë.

Skriniar te Reali do të transferohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin. Sllovaku ka pranuar ofertën e Realit përpara asaj të Parisit, pasi dëshiron të punojë me trajnerin Carlo Ancelotti.

27-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2019 dhe njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në kampionatin italian. Këtë edicion ai ka 15 paraqitje me fanellën e Interit.