Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali e sheh Joviqin si pasardhës të Benzemas

Real Madridi raportohet se ka shtuar interesimin për transferimin e sulmuesit Luka Joviq nga Benfica.

Karim Benzema është sulmuesi kryesor i Realit, por francezi ka 31 vjet dhe klubi spanjoll ka filluar kërkimet për pasardhësin e tij.

Gazeta “Marca” raporton se Joviq shihet si sulmues që do të mund të plotësonte pozitën e sulmuesit.

I huazuar te Eintracht Frankfurti, sulmuesi serb ka realizuar 21 gola në 39 paraqitje që prej kalimit të tij në ligën gjermane.

Artikuj të ngjashëm