Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin francez, Karim Benzeman përcjellë “El Nacional” të premten.
Mësohet se Liverpooli po e monitoron situatën e Benzemas te Reali Madridi, pasi gjasat janë të mëdha që sulmuesi të largohet në fund të këtij edicioni. Benzema po shkëlqen këtë edicion te Reali dhe trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po e sheh si përforcim të duhur për sulmin në sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Benzema iu bashkua Realit në vitin 2009 nga skuadra e Lyonit.
Artikuj të ngjashëm