Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali dhuron një milion euro donacion për popullin e Ukrainës

Real Madridi ka dhuruar një milion euro për të ndihmuar në zbutjen e nevojave të popullsisë në Ukrainë, pasi vendi i tyre është pushtuar nga Rusia, ka njoftuar “AS” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Reali këtë donacion e ka bërë në kuadër të fushatës “Të gjithë me Ukrainën”, e cila u lansua në fillim të këtij muaji nga fondacioni i klubit. Fondacioni i Real Madridit punon ngushtë me OJQ-të kryesore ndërkombëtare dhe ky donacion i veçantë do të shkojë në mënyrën specifike për Kryqin e Kuq dhe UNHCR-në.

Ai gjithashtu do të kontribuojë në pritjen e refugjatëve në Spanjë, si dhe 13 mijë artikujt e veshjes dhe pajisjeve sportive. Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës para tri javësh, veprim ky që ka tronditur seriozisht botën e futbollit.