Portieri i Rayo Vallecanos, Andriy Lunin, ka bërë një lutje për popullin spanjoll që të ndihmojë Ukrainën, pas pushtimit rus në vendlindjen e tij.
Lunin, i cili është lënë jashtë ndeshjes ndaj Real Madridit në La Liga, është nga Kharkovi i Ukrainës, i cili është më pak se 50 kilometra nga kufiri rus.
“I dashur popull spanjoll dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë Ukrainën në këto kohë të vështira, në Calle Mendez Alvaro nga ora 11:00 deri në 17:00 kanë nevojë për ushqim të konservuar, shirita elastikë, fashë, garzë mjekësore, qetësues kundër dhimbjeve, rroba, çorape të ngrohta”, ka shkruar Lunin në rrjetet sociale.
23-vjeçari ka shpërndarë edhe një imazh ku thuhet se lufta duhet të ndalohet.
Lunin ishte pjesë e akademisë së Realit dhe pati disa ndeshje me ekipin senior përpara se të largohej në verë.