Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka dhënë donacion prej një milionë eurove nga fondacioni i vet për t’i përkrahur fëmijët ukrainas pas sulmit të Rusisë.
Nga këto para nuk do të përfitojnë vetëm fëmijët në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, por edhe refugjatët e rinj në shtetet fqinje.
“Fëmijët janë të prekshëm po ashtu në këtë situatë dhe është detyrë e jona t’i mbrojmë të drejtat dhe shëndetin e tyre. Falë solidaritetit të futbollit evropian dhe përkrahjes së partnerëve tanë, ne do të jemi në gjendje të dhurojmë ndihmë për fëmijët në Ukrainë dhe shtetet fqinje”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.
Artikuj të ngjashëm
-
Federeri ndihmon fëmijët ukrainas me 500 mijë dollarë
-
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse
-
UEFA nuk lejoi një minutë heshtje, lojtarët me plan tjetër
-
UEFA ndan një miliard euro për zhvillimin e futbollit të femrave
-
BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë