Mesfushori Adrien Rabiot do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit në edicionin e ardhshëm, pasi francezi ka arritur marrëveshje me ekipin madrilen.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga "Canal +", duke cituar burimet e afërta me lojtarin.
Rabiot 24-vjeçar, te Real Madridi do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me PSG-në i skadon në fund të këtij edicioni.
Ai gjithashtu, javë më parë është përjashtuar nga ekipi i parë për shkak të thyerjes së rregullores disiplinore.
Reali për shërbimet e Rabiotit ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Barcelona, Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli, Bayerni, Arsenali e Atletico Madridi.
Rabiot këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka po aq asistime në 20 ndeshje për Parisin.