Real Madridi thellon krizën derisa rritet presioni për ta shkarkuar trajnerin Julen Loptegeui.
Të shtunën në Bernabeu, Los Blancos pësuan 1:2 nga Levante, që është humbja e tretë në La Liga, disfata e tretë rresht në të gjitha garat dhe ndeshja e pestë në seri, pa fitore për Realin.
Mysafirët brenda 13 minutave të parë të ndeshjes realizuan dy gola, me Jose Luis Moralesin në minutën e shtatë dhe Roger Marti 6 minuta më pas, nga pika e bardhë, transmeton KTV.
Futbollistët e Real Madridit, përveç serisë negative, nuk shënonin gol për më shumë se 400 minuta, deri kur Marcelo në minutën e 72-të, shënoi për të kthyer ekipin në lojë, që realizoi golin e parë pas saktësisht 465 minuta, rekordi më i keq në historinë 116-vjeçare të klubit.
Por ky mbeti gol ngushëllimi për vendësit, që janë në krizën më të madhe në tri dekadat e fundit.