Real Madridi është mposhtur nga Levante në Santiago Bernabeu me rezultat 2 me 1 për të vazhduar krizën e rezultateve.
Për “Mbretërit” kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore dhe goli i realizuar erdhi pas tetë orësh lojë.
Golat për Levanten i realizuan Morales dhe Roger në pjesën e dytë, ndërsa Marcelo ishte golashënues i vetëm për vendasit që gjenden në pozitën e pestë me 14 pikë.