Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali “fundoset” në Bernabeu

Real Madridi ka marrë goditje të rëndë në gjasat e zbehta që kishte për titull kampioni në La Liga. Skuadra e Carlo Ancelottit të shtunën në mbrëmje ka pësuar 3:2 në shtëpi nga Villarreali, në xhiron e 28-të.

“Nëndetësja e verdhë” triumfoi me përmbysje dramatike në pjesën e dytë.

Real Madridi kaloi herët në epërsi, me autogolin e Pau Torresit (’16). Në fund të pjesës së parë rezultatin e barazoi Samuel Chukwueze. Ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Reali u kthye në epërsi me driblimin e Vinicius Juniorit. Për “fundosjen” e Realit në shtëpi u kujdesën Luis Morales në minutën e 72-të dhe Chukwueze tetë minuta më pas me golin e dytë personal. Deri në fund, Reali nuk arriti të bënte gjë për të nxjerrë të paktën një pikë.

Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara, Reali ka 59 pikë të tubuara në tabelë. Barcelona prin me 12 pikë më shumë, e me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Villarreali është i pesti me 47 pikë.