Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi synon Leaon, pasi dështoi me Mbappen

Real Madridi po synon të sjellë një sulmues në skuadër për edicionin e ri.

Klubi madrilen pasi dështoi të transferojë Kylian Mbappen, ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Milanit, Rafael Leao.

“Marca” ka bërë të ditur të dielën se trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin portugez.

Leao këtë edicion ka qenë një ndër lojtarët kryesor te “Rossonerët”.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.