Real Madridi ka kthyer fokusin te ylli i Chelseat, N’Golo Kante, për të cilin mund të ofrojë deri në 79 milionë euro, ka shkruar AS të shtunën.
Francezi që ka fituar dy herë Premier Leaguen dhe ka titull të botës, i ishte bashkuar Chelseat për 32 milionë euro në vitin 2016 nga Leicesteri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKante aktualisht paguhet 320 mijë euro në javë.
Për Chelsean pritet të jetë një verë e ngarkuar. Chelsea është fare pranë që të firmos me Timo Wernerin, kurse po e synon edhe Kai Havertzin. Te skuadra londineze janë të bindur se do të firmosin edhe me Ben Chilwellin e Leicesterit, nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.