Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi përgatit ofertë për Kanen

Foto: Reuters

Real Madridi ia ka vënë syrin sulmuesit anglez të Tottenhamit, Harry Kane raporton “Daily Mail” të enjten.

Skuadra madrilene beson se dyert janë hapur për një transferim të Kanet, që vlerësohet se do të kushtonte afro 290 milionë euro.

Sulmuesi i Tottenhamit gjatë është lidhur me një transferim të mundshëm te Reali dhe një lëvizje mund të jetë e mundshme në verën e vitit të ardhshëm, pasi te Tottenhami ka ardhur Jose Mourinho si trajner i ri.

Kane 26-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2024. Ai ka realizuar 10 gola dhe asistuar një në 15 ndeshje.