Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi pas Reece James

Real Madridi e ka prioritet transferimin e mbrojtësi të Chelseat, Reece James, gjatë verës. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mbrojtësi i krahut po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Drejtuesit e klubit madrilen po synojnë të shfrytëzojnë situatën e krijuar te klubi anglez për ta bindur lojtarin të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

James ka shkëlqyer këtë edicion me Chelsean, ku në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime. 22-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2025.