Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, mund të mbetet edhe për një edicion pjesë e Tottenhamit, kanë raportuar të hënën mediume të ndryshme.
Pas përfundimit të edicionit, Eriksen njoftoi ekipin anglez se dëshiron të largohet për një sfidë të re, transmeton “Sporti në KTV”.
Real Madrdidi ka qenë i interesuar ta transferojë në radhët e veta danezin, por janë tërhequr për shkak të çmimit të kërkuar nga Tottenhami prej 70 milionë eurosh e po ashtu edhe pas ardhjes së Eden Hazardit dhe Luka Joviqit.
Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës me ekipin nga Londra, ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.