Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk heq dorë nga Rudiger

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger. Klubi spanjoll do të tentojë ta bindë gjermanin të transferohet në Santiago Bernabeu.

Rudiger është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Drejtuesit e klubit spanjoll do të nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit për të parë situatën e Rudigerit.

28-vjeçari është një ndër lojtarët kryesor te klubi londinez. Për Rudigerin interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu dhe PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm