Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk do të transferojë sulmues këtë verë

Real Madridi ka vendosur të mos transferojë ndonjë sulmues për edicionin e ri.

“AS” ka bërë të ditur se është trajneri Carlo Ancelotti që ka vendosur të mos sjellë në “Santiago Bernabeu” zëvendësuesin e Karim Benzemas.

Trajneri italian u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se si zëvendësues i Benzemas do të përdoret Eden Hazard.

Belgu do të shfrytëzohet si zëvendësues i Benzmas në rast të ndonjë lëndimi të francezit.