Sport

Real Madridi në krye të La Ligas

Real Madridi ka kaluar në krye të La Ligës spanjolle pas barazimit pa gola me Osasunan. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti është një nga katër skuadrat me nga 21 pikë, bashkë me Sevillan, Real Betisin dhe Real Sociedadin.

Osasuna, që ka vetëm dy pikë më pak se liderët e tabelës, e pati mundësinë më të mirë në ndeshje me Jon Moncayolan, që qëlloi shtyllën nga afërsia në minutën e 50-të. Megjithatë, Real Madridi pati më shumë mundësi shënimi sesa vizitorët, por ato nuk u shfrytëzuan. Rrezikoi Karim Benzema dhe mesfushori Casemiro, i cili tentoi nga gjysma e fushës dhe iu afrua shumë golit.

Kjo ishte pika e parë e fituar nga Osasuna në Bernabeu që prej vitit 2005, duke e përfunduar serinë e 11 fitoreve të madrilenëve në duelet e ndërsjella.