Pas një seri rezultatesh të mira, Real Madridi është befasuar në shtëpi.
Girona gjatë 90 minutave lojë ka treguar një performancë të mirë, kështu duke mposhtur 2-1 Real Madridin në xhiron e 24-të.
Në minutën e 25-të ishte Casemiro i Madridit që ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje, pastaj në minutën e 65-të barazoi Cristhian Stuani, transmeton Koha.net. Pastaj, Gironën në epërsi e dërgoi Portu në minutën e 75-të.
Gjithashtu, Sergio Ramos është dënuar me karton të kuq në minutën e 90-të. Ky ishte kartoni i 25-të i Ramosit deri më tani.
Tani, Real Madridi ka mbetur pas Barcelonës, duke u radhitur në vendin e tretë në Ligën e Spanjës me 9-të më pak.
Artikuj të ngjashëm