Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi pa telashe ndaj Gironas, shënojnë Bellingham, Guler e Mbappe

Guler

Real Madridi nuk ka hasur në telashe për të arkëtuar pikë të reja në garën për titull në La Liga. Të shtunën mbrëma skuadra e Carlo Ancelottit fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Gironas, në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll.

Jude Bellingham shënoi për 1:0 në minutën e 36-të.

Ai asistoi për Arda Gulerin që shënoi për 2:0 në minutën e 55-të. Bellingham në minutën e 61-të u largua nga fusha për shkak të një lëndimi muskulor.

Menjëherë në minutën e 62-të, Kylian Mbappe realizoi për 3:0 me asistim të Luka Modriqit.

Më herët të shtunën Barcelona lëshoi pikë të reja, duke luajtur 2:2 me Betisin.

Edhe Reali vazhdon me fitore, barazon pikët me Barcelonën Futboll Reali vazhdon me fitore, barazon pikët me Barcelonën

Dhe Real Madridi sërish është në pozitë të mirë, ndonëse humbi Athletic Bilbao në takimin e kaluar.

Barça udhëheq në tabelë me 38 pikë nga 17 ndeshje. Madridi i ka 36 pikë, por nga 16 ndeshje. Është në pozitën e dytë.