Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mposhtet nga Espanyoli

Real Madrid është befasuar të dielën nga Espanyoli.

Skuadra madrilene ka pësuar disfatë në udhëtim nga Espanyoli me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së tetë të La Ligas spanjolle. Në golin e dytë të Espanyolit të shënuar në minutën e 60-të nga Aleix Vidal, kontribut dha edhe futbollisti i Shqipërisë Keidi Bare.

Bare nisi aksionin ku Vidal shënoi golin që doli të ishte i fitores për Espanyolin. Për Espanyolin ishte fitorja a dytë në tetë ndeshje të zhvilluara. Ka fituar nëntë pikë, kurse Reali 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm