Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me mungesa ndaj PSG-së

Real Madridi po vazhdon të ketë probleme me lëndimet e lojtarëve. Te skuadra madrilene në ndeshjen kampionale ndaj Real Sociedadit do të mungojnë tre futbollistë.

David Alaba, Toni Kroos dhe Federico Valverde nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin. Megjithatë, ata ka gjasa të mëdha që ta humbin edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Paris Saint-Germainit që luhet javën e ardhshme.

Të tre futbollistët kanë stërvitur të veçuar nga pjesa tjetër e grupit të premten. Trajneri Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se vendimi për lojtarët do të merret gjatë së hënës.