Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema në dyshim për duelin ndaj PSG-së

Skuadra e Real Madridit mund të jetë pa sulmuesin Karim Benzema në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit kundër Paris-Saint Germainit që zhvillohet javën e ardhshme.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të enjten se Benzema ende po stërvitet individualisht pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndim i muskulit që e pësoi në barazim ndaj Elches muajin e shkuar.

Te Reali ende nuk kanë dhënë një datë të saktë për kthimin e Benzemas në fushë por shpresojnë që francezi të jetë gati për duelin me PSG-në.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales zhvillohet më 15 shkurt në Paris. Benzema këtë sezon është lojtari kryesor i Realit pas ka shënuar 24 gola në 28 paraqitje deri më tani.

Artikuj të ngjashëm