Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alaba, Casemiro dhe Mendy të gatshëm për Manchester Cityn

David Alaba, Casemiro dhe Ferland Mendy janë tri risitë e mëdha në ekipin e Real Madridit që do të udhëtojë drejt Mançesterit të hënën. Të martën Reali do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues.

Të tre kanë qenë në dyshim ditët e fundit për takimin me kampionin anglez, pas lëndimeve të pësuara. Por trajneri Carlo Ancelotti ka përfshirë të tre futbollistët për takimin e së martës.

Casemiro dhe Mendy kanë munguar në takimin e fundit ndaj Osasunas në La Liga derisa Alaba kishte pësuar një lëndim në stërvitje.