Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi konfirmon transferimin e Odriozolas

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Real Sociedadin që e bindën Julen Lopeteguin ta ftonte në kombëtaren e Spanjës për Botërorin e Rusisë, Alvaro Odriozola i bashkohet atij edhe te Real Madridi.

Gjiganti spanjoll përmes faqes zyrtare ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit 22 vjeçar, i cili ka shënuar kontratë gjashtë vjeçare, transmeton Koha.net.

“Real Madridi dhe Real Sociedad janë pajtuar për transferimin e Alvaro Odriozola, që tani do t’i kryejë testet mjekësore. Lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare”, thuhet në faqen zyrtare të klubit madrilen.

Goal raporton se për shërbimet e tij Real Madridi ka paguar 40 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm