Real Madridi është duke planifikuar t’i rinovojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të këtij edicioni.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur të hënën se presidenti i klubit, Florentino Perez, është i gatshëm të nisë bisedimet me Karim Benzeman dhe Vinicius Juniorin.
Dy sulmuesit janë prej lojtarëve kryesorë aktualisht te madrilenët. Benzema këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime, derisa Vinicius ka shtatë gola dhe pesë asistime.
Benzema ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, ndërsa braziliani Vinicius deri në vitin 2025.