Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi kërkon rikthimin e Sergio Reguilonit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta shfrytëzojnë mundësinë e riblerjes së Sergio Reguilonit, ka shkruar të enjten “The Mirror”.

Mbrojtësi i krahut të majtë që u transferua te Spursi në vitin 2019 për 30 milionë euro, është njëri prej lojtarëve më të pëlqyer nga tekniku italian.

Spanjolli 24-vjeçar i ka kompletuar të gjitha 720 minutat e mundshëm në Premier League këtë sezon dhe ka asistuar dy herë.

Real Madridi mund ta rikthejë atë në skuadër për 40 milionë euro, e që do të ishte konkurrent bashkë me David Alaban për pozitën e krahut të majtë. Alaba luan edhe si qendërmbrojtës.