Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi ia cakton çmimin Bales

Foto: Reuters

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi.

Sipas të përditshmes “AS”, madrilenë tashmë i kanë caktuar çmimin uellsianit.

Skuadra që dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e Bale, duhet të paguajnë 130 milionë euro.

Me parat e shitjes së Balet, “Mbretërit” synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton KTV. Interesim për Bale, kanë shprehur ish-skuadra e tij Tottenham dhe Manchester United.

Gareth Bale është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Tottenham Hotspur për 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm