Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi dhe Barcelona shprehin interesim për talentin francez

Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet spanjolle të interesuara për qendërmbrojtësin e skuadrës franceze Toulouse.

Siç raportojnë mediet spanjolle, dy gjigantët spanjollë tashmë janë duke menduar për të dërguar ofertat e para te klubi francez.

Jean-Clair Todibo, i cili mbushi 19 vjet disa ditë më parë, është njëri nga talentët e Ligës Franceze, dhe duke parë që kontrata me klubin aktual i skadon në fund të sezonit disa klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të, transmeton KosovaPress.

RB Leipzig, Bayer Leverkusen dhe Juventus janë ekipet tjera të interesuara për francezin.