Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reagon edhe KOK-u: E turpshme ajo që ndodhi në ndeshjen në Prishtinë

Për dhunën e shfaqur në ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sipas KOK-ut ajo që ndodhi në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është e turpshme dhe e patolerueshme.

KOK-u thotë se incidenti u shkaktua nga tifozëritë e të dy skuadrave.

“E turpshme dhe e patolerueshme ajo që ndodhi sonte në finalen e Superkupës së basketbollit, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Incidenti i shkaktuar nga të dyja tifozeritë ishte aq i shëmtuar sa që arriti të dëmtojë edhe infrastrukturën, për të cilën vazhdimisht kërkojmë përmirësim. Skenat e tilla më së paku do të donim të ndodhnin në palestrat tona, veçanërisht në situatën kur duhet të jemi më se të bashkuar. Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shkaktuar, me shpresën se do të jetë e fundit që e shohim në basketboll dhe sportin tonë në përgjithësi”, shkruan në komunikatën e KOK-ut.

Komiteti Olimpik ka bërë thirrje që të merren masa dhe që shkaktarët të dënohen.