Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rayo Vallecano i merr pikë Barcelonës

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Rayo Vallecano. Ndeshja e xhiros së 14-të të La Ligas së Spanjës, e luajtur të shtunën, ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Për Barcleonën, ky është barazimi i katërt këtë edicion që e mban në pozitën e tretë me 31 pikë të tubuara. Rayo ka 19 pikë, ndërsa regjistroi barazimin e nëntë deri më tani, ku ka 19 pikë.

Rayo Vallecano kaloi në epërsi me golin e shënuar nga mesfushori Unai Lopez në minutën e 39-të.

Megjithatë, Barcelona arriti të shmangë humbjen në pjesën e dytë, falë autogolit të mbrojtësit Florian Lejeune në minutën e 82-të.

Artikuj të ngjashëm