Josip Stanisiq dhe dy punonjës të Bayern Munichut janë infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez të mërkurën gjatë ditës.
“Josip Stanisiq ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Mbrojtësi kroat i FC Bayernit e ka vaksinën e plotë dhe aktualisht është në izolim. Është mirë”, thuhet në njoftimin e klubit bavarez.
Mediumi “Sky” njofton se personi tjetër i infektuar me virus është menaxheri i skuadrës, Bastian Wernscheid, si dhe një anëtar tjetër i stafit.