Mesfushori Anel Rashkaj u transferua me bujë të madhe te Prishtina. Por, pa kaluar një muaj e gjysmë, 28-vjeçari ka njoftuar se është larguar nga skuadra bardhekaltër.
Ai përmend shumë arsye për këtë, por kryesorët janë kushtet për punë dhe niveli i dobët i Superligës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kosovës nuk tregon nëse i ka rënë pishman që vendosi të lërë Suedinë e të kthehet në Kosovë për të luajtur. Por, ajo që thotë me siguri është se ka ardhur në moshë jo të duhur.
"Mendova për të mirë të kthehem, por më duket se ka qenë hap i hershëm. Siç është futbolli i Kosovës mund të vish si 32 apo 33-vjeçar. Kushtet nuk janë aspak të mira. Në çdo stadium të Kosovës është vështirë të luash futboll. Dhe kur vjen nga një kampionat më i mirë, pritshmëritë nga ti janë të mëdha, por në Kosovë është vështirë t'i tregosh aftësitë e tua. Edhe puna që bëhet ka dallim të madh nga vendet me futboll më të zhvilluar, siç është ai prej nga kam ardhur. Thjesht më humbi vullneti për të luajtur", ka thënë Rashkaj të martën për gazetën.(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.