Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica shënon gol, Galatasaray po fiton bindshëm

Milot Rashica e ka shënuar njërin prej katër golave të Galatasarayt në pjesën e parë në ndeshjen përballë Kayserisporit.

Galatasaray është duke fituar me rezultatin 4:0 në ndeshjen e xhiros së 29-të.

Rashica golin e bukur e shënoi në minutën e 23-të me asistim të Icardit.

Icardi i realizoi tre golat tjerë të skuadrës së tij.

Për Rashicën ishte goli i tretë në elitën e futbollit të Turqisë. Ai ka edhe katër asistime.