Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica me gol të bukur në Turqi

Milot Rashica e ka kaluar në epërsi Galatasarayn në ndeshjen ndaj Konaysporit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Futbollisti kosovar shënoi gol të bukur në minutën e 31-të, pas asistimit të Kerem Akturkoglu.

Ishte goli i dytë i Rashicës në kampionatin turk prejse u transferua në verë. Ka edhe katër asistime.

Galatasaray është në rrugë të duhur për t'u shpallur kampion. 

Goli i Rashicës vjen në momentin e duhur, kur pas pak ditëve do të zbresë në fushë për Kosovën për dy ndeshjet eliminatore për Euro 2024, kundër Izraelit dhe Andorrës.

Edhe Rashica shënon gol për Galatasarayn Sport Rashica shënon gol për Galatasarayn

VIDEO: