Milot Rashica ka qenë titullar te Galatasaray që fitoi në shtëpi përballen ndaj Istanbulsporit me rezultatin 2:1.
Rashica luajti të dielën deri në minutën e 74-t. Me fitoren e arritur, Galatasaray është bërë lider i ri i Superligës në Turqi. Në golin e vetëm të Istanbulsporit, aistues ishteValon Ethemi. Ethemi, Eduardo Rroca, Jetmir Topalli u paraqitën nga fillimi i ndeshjes. Vetëm Topalli u largua në minutën e 59-të nga fusha për shkak të një lëndimi. Istanbulspori zë vendin e parafundit me tetë pikë.
Ndërkohë, Ibrahim Dresheviq ka luajtur gjatë tërë takimit te Karagumruku që pësoi 2:1 nga Adana Demirspori. Zymer Bytyqui luajti 77 minuta në barazimin e Konyasporit 2:2 kundër Alanyasporit.