Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica jashtë stërvitjes, nuk pritet të luajë

Milot Rashica nuk është paraqitur fare në stërvitjen që Kosova e zhvilloi të dielën pasdite në Budapest të Hungarisë.

Ai nuk pritet të jetë gati për ndeshjen që Kosova e luan kundër Bjellorusisë në Budapest.

Ndeshja Bjellorusi – Kosovë luhet të hënën nga ora 20:45 në Budapest dhe i takon grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm. Paraqitjen e Rashicës në dyshim gjatë ditës në konferencë e ka bërë të ditur se Rashica ka telashe me lëndim dhe se mund të mos paraqitet në ndeshjen kundër Bjellorusisë. KOHA mëson se Rashica nuk është paraqitur fare në stërvitje të dielën. Ai u zëvendësua pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Rumanisë, që Kosova e luajti të premten.

Artikuj të ngjashëm