Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet mungesa e Milot Rashicës

Milot Rashica nuk do të paraqitet për Kosovën në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Ai do t’u mungoj “Dardanëve” për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Rumanisë e zhvilluar të premten në Prishtinë.

Mungesën e Rashicës për ndeshjen ndaj bjellorusëve e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ndeshja Bjellorusi – Kosovë zhvillohet sonte prej orës 20:45 në Budapest të Hungarisë.

Artikuj të ngjashëm