Milot Rashica të shtunën e ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë. Ai u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi për 3:0 në minutën e 88-të për Galatasarayn, që fitoi 4:0 ndaj Giresunsporit.
Goli për Rashicën erdhi pas tri asistimeve në elitën turke.
“Nuk ishte loja jonë më e mirë. Por kemi shënuar golat dhe ndonjëherë mund të jetë edhe kështu. Kur luajnë ndaj Galatasarayt, skuadrat luajnë më të mbyllura. Jam shumë i lumtur që kam shënuar dhe që kemi fituar tri pikët”, ka thënë Rashica.
Galatasaray udhëheq në elitën turke me 48 pikë nga 20 ndeshje.