Milot Rashica ka asistuar për Beshiktashin në Kupën e Turqisë, ndërsa Zymer Bytyqi realizoi gol.
Por, ishte Rashica me Beshiktashin që avancuan në çerekfinale të Turqisë, pasi goli i Bytyqit nuk i ka mjaftuar Antalyasporit.
Beshiktashi fitoi 2:1 në udhëtim për të shkuar tutje. Bytyqi në minutën e 30-të i dha epërsinë Antalyasporit, ndërsa Rashica asistoi në golin për 1:1 në minutën e 71-të. Bytyqi luajti deri në minutën e 73-të, kurse Rashica deri në minutën e 86-të.
Artikuj të ngjashëm